Sot ndeshja “Prishtina” – “Bardhosh Gërvalla”

25 tetor 2018 | 10:27

Fituesi i Digitalb Kupës së Kosovës, FC Prishtina dhe fituesja e Kupës së Kosovës nga Diaspora, AVK “Bardhosh Gërvalla” nga Ludwisburgu do të përballen sot (e enjte) në kuadër të Superkupës së Kosovës – Diasporë.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 13:00.

“Tradita e zhvillimit të këtyre ndeshjeve po vazhdon dhe kjo do të vazhdojë nën përkujdesjen e FFK-së. Mbase ka një karakter më shumë sesa sportiv, sepse kjo na bën ta njohim edhe më shumë njëri-tjetrin. Besoj se adhuruesit do ta kenë rastin të shohin një ndeshje të mirë, ndërsa ju dëshiroj të dy klubeve një garë korrekte në frymë sportive dhe vëllazërore”, ka thënë zëvendëssekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i…