Sot ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

15 janar 2021 | 09:46

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka njoftuar se në ditën e sotme, më 15 janar, në orën 20:00, do të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

“Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me Covid-19, Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ fton të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për t’i kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!”. “Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë! Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre”, është theksuar në njoftimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Kosovës i janë dashur 20 vjet kohë pas…