Sot në Malishevë një i shëruar nga Covid-19

03 nëntor 2020 | 14:28

Sot në Komunën e Malishevës, një person është shëruar i cili ka qenë i prekur me Covid-19.

Këto të dhëna të konfirmuar në evidencat e raportimeve dhe komunikimeve të rregullta të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Malishevës, është 17 raste.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë së Covid-19, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 281 persona, prej tyre 240 janë shëruar, 24 persona kanë vdekur ndërsa aktiv me Covid-19 janë edhe 17 persona.

Edhe sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim, që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse.

“Jemi në një situatë ku rastet me Covid-19 në vendin tonë po shënojnë rritje të vazhdueshme, prandaj kërkoj nga të gjithë pa dallim që të respektojnë masat mbrojtëse, me qëllimin e vetëm, për të ruajtur shëndetin. Nuk ka armë tjetër për luftimin e kësaj pandemie, prandaj të mbajmë maskat mbrojtëse, të mbajmë distancën sociale, të mos frekuentojmë vendet ku ka shumë njerëz”, ka thënë Berisha.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kërkesën…