Sot në Prishtinë bëhet përurimi i librit “Fitorja Diplomatike”

11 mars 2019 | 09:15

Në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot do të përurohet libri  “Fitorja Diplomatike – Kujtime nga Përfaqësimi diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i ish-ambasadorit të Republikës së Kosovës dhe profesorit të Universitetit të Prishtinës Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmarit.

“Janë të mirëseardhur të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë! Përurimi i librit mbahet të hënën, më 11 mars 2019, në ora 12.00. Vendi: Fakulteti FIlozofik i Universitetit ‘Hasan Prishtina’, Salla Nr. 14. Prishtinë”, ka shkruar Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës në "Trepçë", Ardian Syla, ka thënë…