Sot në Rahovec hapet edicioni i 22-të i Hardh Fest-it

01 shtator 2023 | 09:02

Nën sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, këtë vit mbahet edicioni i 22 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nisë sot më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 3 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon nga ora 12:00, me adresimet zyrtare.

E veçanta e këtij edicioni është performanca e Dire Straits Legacy dhe aktivitetet e shumta që karakterizojnë edhe këtë vit Hardh Festin.

Gjithashtu në koncertet e mëdha të Hardh Fest do të performojnë edhe grupi “Jericho”, “Asgjë Sikur Dielli”, “Offchestra”, grupi “Na”, këngëtari Xuxi, Renis Gjoka, grupi “Minatori”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keisi Medini, një nga vajzat më të bukura të showbizit…