Sot në Suharekë nis peticionin për shfuqizimin e Ligjit për lojrat e fatit

21 mars 2019 | 08:26

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se ashtu siç ka paralajmëruar, do të fillojë me peticionin për shfuqizimin e Ligjit për lojrat e fatit. 

Ai ka thënë se në këtë në këtë rrugëtim janë bashkë dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.

“Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera”, ka thënë Muharremaj.

Ai ka kërkuar edhe nga kryetarët e komunave tjera që t’u bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar, ku do t’i dorëzohet Parlamentit të Kosovës. 

“Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve”, ka thënë Bali Muharremaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pesë ditë pasi u largua me gaz lotsjellës që…