Sot nis beteja për Kupën e Botës
Sot (e enjte) nis zyrtarisht edicioni i 23-të i Kupës së Botës, turneu më i madh në historinë e futbollit, i organizuar për herë të parë nga tre vende së bashku: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja. Turneu do të zgjasë deri më 19 korrik dhe do të përfshijë 48 kombëtare, një rritje e konsiderueshme krahasuar me formatin e mëparshëm me 32 ekipe.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Mexico City Stadium”, ku vendi organizator, Meksika, do të përballet me Afrika e Jugut. Ky takim do të shënojë fillimin e një maratone prej 104 ndeshjesh në 16 qytete pritëse të Amerikës së Veriut.
Sipas FIFA-s, Botërori 2026 pritet të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë, duke sjellë më shumë skuadra, më shumë tifozë dhe një shtrirje rekord të garës. Finalja do të luhet më 19 korrik në zonën e Nju-Jork-Nju Jersey.
Ceremonitë hapëse dhe aktivitetet festive tashmë kanë nisur në qytetet organizatore, ndërsa miliona tifozë nga e gjithë bota po përgatiten të ndjekin turneun që pritet të dominojë skenën sportive globale gjatë javëve të ardhshme. Pretendentët kryesorë për të fituar Kupën e Botës 2026 janë Spanja, Franca, Brazili, Anglia, Argjentina dhe Portugalia.



