Sot përballen Dukagjini dhe Llapi

25 gusht 2022 | 14:03

Xhiro e tretë në ALBI Mall Superligën e Kosovës ka filluar ditën e mërkure me dy ndeshje që janë zhvilluar.

Malisheva arriti fitoren e parë teksa mposhti Ferizajn me rezultat 3-1, ndërsa Drenica e Gjilani luajtën baras 0-0.

Dy ndeshje të xhiros së tretë janë shtyrë, Trepça ’89 – Ballkani si dhe derbi i madh kosovar Prishtina – Drita.

Ndërkohë ditën e sotme në program për tu luajtur është vetëm një duel, ai mes Dukagjinit dhe Llapit.

Klinasit ende janë pa pikë pas dy xhirove, derisa Llapi ka katër pikë në 180 minutat e para. Vendasit synojnë pikët e para në këtë duel, derisa Llapi udhëton për mos tu mposhtur në Klinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Samuel Umtiti është larguar nga skuadra e Barcelonës. Qendërmbrojtësi…