Sot përballen skuadrat prizrenase

02 mars 2021 | 10:01

Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20 në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Sot (e martë) do të përballen skuadrat prizrenase, Ponte Prizreni me Bashkimin. Ponte Prizreni ka 13 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Bashkimi 10 fitore dhe 10 humbje.

Takimet në mes të skuadrave prizrenase kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të martën mbrëma. Ndërkohë, nesër (e mërkurë) do të përballen skuadrat verdhezi, Peja dhe Golden Eagle Ylli.

Pejanët kanë 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa therandasit 13 fitore dhe shtatë humbje. Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me shumë gjasë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës do të…