Sot përballja e dy skuadrave kryesuese Ballkani – Llapi

30 shtator 2023 | 09:02

Pas ndeshjeve të mesjavës, Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë këtë fundjavë me xhiron e tetë.

E veçanta e kësaj xhiroje është se do të zhvillohen dy ndeshje. Në Suharekë përballen dy skuadrat e para në renditjen tabelore, Ballkani dhe Llapi.

Këto skuadra kanë pikë të barabarta (16), por kampionët e Ballkanit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Sot (e shtunë) zhvillohet edhe përballja tjetër mes Lirisë dhe Malishevë, e cila, po ashtu, do të jetë interesante për faktin se prizrenasit kërkojnë rezultat pozitiv, sikurse edhe Malisheva që në mesjavë është mposhtur në minutat e fundit nga Llapi.

Të dielën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan do të zhvillohet derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit. Drita është e treta në tabelë me 12 pikë, kurse Gjilani në pozitën e gjashtë me 7 pikë.

Të dielën zhvillohet edhe ndeshja tjetër. Në Klinë Dukagjini e pret Feronikelin 74. Ndeshja e fundit për këtë javë zhvillohet të hënën mes Fushë-Kosovës dhe Prishtinës.

Superliga – Java 8

Të shtunën takohen:
15:00 Ballkani – Llapi
1500 Liria – Malisheva

Të dielën takohen:
15:00 Drita – Gjilani
15:00 Dukagjini – Feronikeli 74

Të hënën takohen:
15:00 Fushë-Kosova – Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e rrethanave politike në vend po vlerësojnë se aksioni…