Sot përfundon sezoni vjeshtor në Media Ligë

21 dhjetor 2018 | 07:51

Sot (e premte) me ndeshjet e javës së 15-të përfundon sezoni vjeshtor në Media Ligë.

Pavarësisht se është edhe një xhiro për t’u zhvilluar, “Epoka e re” është kampione vjeshtore. Kundërshtar i radhës i ekipit lider është ekipi i “Telegrafit”, që renditet në mesin e tabelës. Rivali kryesor i “Epokës së re”, “Media Works”, këtë xhiro ka punë të lehtë për faktin se luan ndaj ekipit të fundit në tabelë “D+”.

Dy nga ndeshje me interesante për këtë javë janë “Gazeta Metro”-“Infokusi” dhe “KosovaPress”-“Gazeta Zëri”. Në ndeshjet e tjera takohen: “Lajmi.net”-“InfoKosova & PrishtinaPost”, “RTK”-“RTV Dukagjini”, “Klan Kosova”-“Ora Info”, “Kallxo.com”-“Gazeta Blic”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili i kishte…