Jep dorëheqje James Mattis, njeriu që dha bekimin për formimin e ushtrisë së Kosovës

21 dhjetor 2018 | 00:34

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili i kishte dhënë Kosovës bekimin e Amerikës për formimin e ushtrisë, do të largohet nga posti i tij.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Numri një i Amerikës ka thënë se Mattis do të pensionohet në shkurt të 2019-s.

Ai po ashtu përmes një postimi tjetër ka thënë se shumë shpejt do të emërohet sekretari i ri i Mbrotjes.

Mattis, 68-vjeçar, është një prej figurave më të respektuara në administratën Trump.

Por, ai raportohet të jetë bërë gjithnjë e më kundërshtues ndaj udhëheqjes së presidentit.

Në veçanti, ai raportohet të mos jetë informuar për vendimin e marrë nga Trump të mërkurën, për tërheqjen e trupave nga Siria.

“Ju keni të drejtë të keni një sekretar të Mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më në përputhje me tuajat”, i ka thënë Mattis, Trumpit, në letrën e dorëheqjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Krasniqi Lideri politik duhet të karakterizohet nga virtytshmëria e…