KOHA E KËRKON LIDERIN E VIRTYTSHËM KOMBËTAR!

20 dhjetor 2018 | 22:39

Jakup Krasniqi

Lideri politik duhet të karakterizohet nga virtytshmëria e nivelit më të lartë të dijeve politike e intelektuale, të qeverisjes, të kulturës e të komunikimit si më bashkëpunëtorët e po ashtu edhe me kundërshtaret politikë. Kur liderit i mungon virtyti i vizionit, i orientimit e i drejtimit të subjektit politik, të kombit a shtetit, ai duhet që ta kuptoj se ka hyrë në mal pa sopat. 

 Lideri është i virtytshëmai e tregon virtytshmërinë politike e intelektuale edhe atëherë kur i kërkohet që të bëjë dallimin me pararendësin e tij. Sidomos kur ai e ka drejtuar me vite keq partinë politike, kur i ka bërë njerëzit të largohen për shkak të despotizmit dhe mbytjes se debatit politik, të mendimit të lirë a të ideve të kundërta, pa të cilat nuk ka demokraci dhe zhvillim të saj. Sa herë që lideri i ri, jeton nën hijen e liderit të vjetër (të gjallë apo të vdekur), partia politike edhe mund të ketë histori, por i mungon ardhmëria. Partia politike duhet ta ketë mbi të gjitha të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Guxim njerëzor është virtyt që i “trembë lajkatarët” thotë Skënderbeu, kur vihesh në mbrojtje të të mundurve nga abuzuesi i gjithëpushtetshëm, sidomos kur abuzuesi jo vetëm që kanë luajtur me fatet e individit, por ka abuzuar me pasurinë kombëtare e publike, madje edhe më fatin politik të kombit e të shtetit. Në raste të tilla, shkëputja nga ajo formë e sundimit despotik bëhet obligim dhe domosdoshmëri. Rruga e qeverisjes demokratike duhet  gjetur me çdo kushte mjet!!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, ndodhet me një…