Sot protestohet në Gjakovë për rastin e dhunës ndaj të moshuarës

04 nëntor 2022 | 08:13

Sot do të mbahet protestë në Gjakovë për dhunën që iu është shfaqur një të moshuare në Pejë, nga infermieret e shtëpisë së të moshuarve “Orenda”.

Protesta është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovar.

Protesta do të fillojë nga ora 12:00 te lapidari “Shokët e Lirisë”.

Dhuna e shfaqur ndaj të moshuarës shfaqi reagim mbarëkombëtar dhe jo vetëm.

Tri infermiereve të arrestuara dje iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30-ditësh.

Ato akuzohen për veprën penale “sulm”, “ndihmë me veprën penale sulm”, “incizim të paautorizuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë prej 1 miliard eurosh për…