Sot, pse po ikim?

03 dhjetor 2022 | 09:28

Shkruan: Jahja Lluka

Dikur iknim nga dhuna e aparatit shtetëror serbo jugosllav. Iknim nga thirrjet për të shërbyer në ushtrinë vrastre serbe nga dhuna e cdo ditshme  e policise, rinia ikte duke mos parë asnjë mundësi e prespektivë në vendin e tyre.

Ikjet e qindra mijëra qytetarëve të Kosovës i përshtateshin atëher regjimit serb, po SOT???

Sot pse ikim?

Nëna pa djem, gra pa burra e burra pa gra, fëmijë pa prindër e fshatra të tëra të zbrazura për pak ditë. Viti 2015 do të mbahet mend për ikjen e madhe, e cila me të drejt nga njerëz të ndryshëm u quajt edhe ikje biblike. Mbi 100.000 mijë qytetarë të Kosovës ia mësyen rrugëve drejt askundit!

Në vitin 2015 kujt i duhej kjo ikje?

Papunësia, shteti i zhytur në korrupsion, mos pasja e mundësive për tu zhvilluar, shkolluar, duke mos e parë prespektivën ata më lehtë e përballuan rrugën nëpër Serbi, të ftohtit polar, maltretimet që bënin policia serbe, hungareze e tjera sesa të rrinin këtu.

Shitën shtëpi, mall e gjithcka dhe ikën. Shkuan askund. Iphonat nuk u jipnin të hanë, nuk u hapnin mundësitë e shkollimit e të prespektivës, nuk u jepnn punë e zhvillim.

Ferizaj, Prishtina, Vushtria, Mitrovica e tërë Kosova u shëndrruar në një stacion të madh ikjeje që askujt nuk i pengonte. Kjo është zbrazja e madhe e Kosovës!

Kampet e refgjatëve, stallat e bagëtive, burgjet, nën urat u mbushën me kosovarë.

Ata nuk iken nga qejfi, iken per te kerkuar nje jete me te mire, nje jete me prespektiv.

Vendi ynë gjithmonë ka pas probleme serioze me migrimin ilegal. Fatkeqësisht, në vend që kjo dukuri të zbutej me kalimin e viteve, kjo ka marr çdo vit përmasa më të mëdha. Duke e arritur kulmin gjatë dimrit të vitit të kaluar, kur qytetarët tanë i shihnim duke pritur në rend dhe duke u shtyrë për t’ju ardhur radha që të zënë ndonjë vend në autobus për të lëshuar Kosovën. Po sot u hap nje rruge e re migrimi ne Kanada e Kosova  po zbrazet ne heshtje kujt I konvenon kjo heshtje???

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka pas ndeshjes me Serbinë, ka festuar fitoren e…