Sot shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

15 mars 2024 | 11:40

Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet sot në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka.

Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Kujtojmë se fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në fazën kualifikuese të Ligës së Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, feston sot ditëlindjen e…