Sot takohen Peja – Prizreni 16

07 tetor 2021 | 12:00

Java e pestë e Art Motion Superligës fillon me ndeshjen shumë interesante ndërmjet Pejës dhe Prizreni 16.

Takimi zhvillohet sot (e enjten) nga ora 17:00. Të dyja skuadrat kanë nga tri fitore dhe një humbje në këtë edicion, andaj pritet një përballje shumë interesante në Pejë. Të dyja skuadrat humbjen e vetme në këtë edicion e kanë pësuar nga Trepça.

Pejanët kanë hyrë në këtë edicion me ambicie të mëdha, kurse prizrenasit e fituan Superkupën, që ishte trofeu i parë në histori të klubit. Verdhezinjtë kanë mundur Bashkimin, Sigal Prishtinën dhe Rahovecin, kurse basketbollistët nga Prizreni kanë shënuar fitore ndaj Rahovecit, Golden Eagle Yllin dhe RC Cola Dritën. Takimet e tjera zhvillohen në fundjavë. Në të gjitha ndeshjet e basketbollit lejohen 10 % e tifozëve në palestra.

SUPERLIGA – Java e pestë

Të enjten takohen:
17:00 Peja – Prizreni 16

Të shtunën takohen:
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

Të dielën takohen:
17:00 Bashkimi – Trepça
19:00 Drita – Golden Eagle Ylli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të  Organizatës së Kombeve…