Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

16 maj 2026 | 09:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të zhvillojë dy aktivitete në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Në orën 11:00, KQZ-ja do të organizojë ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ndërkaq, në orën 13:30, në selinë e KQZ-së, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni, në të cilën pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje të rëndësishme për organizimin e procesit zgjedhor.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në këtë mbledhje pritet të certifikohen kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës.
Në rend të ditës janë edhe: Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të vulës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës; Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së anëtarëve të këshillave të vendvotimeve me kusht; si dhe – Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënder Berisha Alush Gashin para vitit 2007, e kisha njohur…