Sot Ulpiana – Prishtina, nesër derbi Llapi – Gjilani

27 nëntor 2021 | 09:46

Java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Ndeshja e parë në këtë xhiro do të zhvillohet në mes të Ulpianës dhe Prishtinës, ku kryeqytetasit janë favoritë për ta fituar ndeshjen, por duke para paraqitjet dhe rezultatet në ndeshjet e kaluara, mund të ketë befasi nga Ulpiana.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet të shtunën. Dy skuadrat në superformë, Llapi dhe Gjilani, e ndajnë mejdanin në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Llapi do të përpiqet t’i marrë pikët maksimale për ta ngushtuar diferencën me Gjilanin që është lider i elitës, kurse në anën tjetër skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi edhe në këtë ndeshje luan për fitore për ta konfirmuar forcën e saj.

Feronikeli, që është skuadra e fundit në tabelë, e pret Ballkanin, kurse Drenica i shkon Malishevës. Ndeshja e fundit për këtë xhiro është në mes të Dritës dhe Dukagjinit. Kjo ndeshje zhvillohet të hënën.

BKT Superliga – Java 16

Të shtunën takohen:
13:00 Ulpiana – Prishtina

Të dielën takohen:
13:00 Llapi – Gjilani
13:00 Feronikeli – Ballkani
13:00 Malisheva – Drenica

Të hënën takohen:
13:00 Drita – Dukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën luhen tri ndeshje të javës së 11-të të…