Sot varrosen dy vëllezërit që vdiqën tragjikisht në tunelin e Kalimashit

20 tetor 2023 | 12:50

Sadik dhe Nesret Osmani nga komuna e Gjilanit kanë humbur jetën të mërkurën mbrëma si pasojë e një aksidenti të rëndë në tunelin e Kalimashit.

Familjarët kanë dhënë detajet e ceremonisë mortore e cila do të mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Kravaricë të Gjilanit.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit të aksidentit.

Policia shqiptare dje ka njoftuar se ka arrestuar shoferin që dyshohet se shkaktoi aksidentin, i cili thuhet se ka humbur kontrollin mbi automjet në momentin kritik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit në zyrën që mbikëqyr…