Sot zhvillohen dy finalet e ligës ‘Gjergj Kastrioti’ në volejboll

01 mars 2023 | 11:57

Do të zhvillohen ditën e sotme dy ndeshjet finales të ligës “Gjergj Kastrioti” në sportin e volejbollit, në të dy konkurrencat.

Përmes një njoftimi për media, Federata e Volejbollit ka bërë të ditur se finalja ndërmjet Skenderajt dhe ekipit Korça nga Shqipëria në konkurrencën e femrave do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, kurse ajo në konkurrencën e meshkujve ndërmjet Partizanit dhe Erzenit do të fillojë nga ora 20:15.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin…