Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

28 shkurt 2021 | 12:37

Sot në program do të jenë edhe dy përballje tjera në Superligën e Kosovës në basketboll.

Me fillim nga ora 17:00 Ylli dhe Rahoveci përballen mes vete në derbin e kësaj jave. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe në përballjen e së dielës.

Therandasit kanë 13 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa “Vreshtarët” 12 fitore dhe tetë humbje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro do të jetë mes Vëllaznimit dhe Pejës, i cili zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani serb, Milan Protiq, ka thënë se për sa i…