Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

17 shtator 2022 | 09:50

Sot luhen dy ndeshje goxha interesante në Superligën e Kosovës, në kuadër të javës së tetë.

Kryendeshja e ditës së sotme, do të jetë ballafaqimi i Gjilanit me Llapin.

“Skifterat” pas humbjes në derbin lokal ndaj Dritës, do të synojnë që të rikthehen te rezultatet pozitive.

Në anën tjetër, Llapi e ka nisur sezonin e ri keq, pas në gjashtë ndeshje kanë grumbulluar pesë pikë.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva pret liderin aktual, Dritën, që është në formë të mirë në ndeshjet e fundit, dhe akoma pa humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit