Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

14 mars 2024 | 11:36

Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet e tjera, ku spikat përballja në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit, klube këto që renditen në pozitën e katërt dhe të pestë. Tri pikët janë synim i klinasve dhe kryeqytetasve.

Në po të njëjtën ditë zhvillohet edhe përballja në mes të Feronikelit 74 dhe Dritës. “Nikli” do të përpiqet t’i befasojë gjilanasit dhe t’i shtojë pikët për një renditje më të mirë në renditjen tabelore, ndërsa Drita që llogaritet në garë për titull do të kërkojë fitore në mënyrë që të mbesë në hap me Llapin dhe Ballkanin.

SUPERLIGA

Fushë Kosova – Ballkani      2-0
Gjilani – Liria                         3-0
Malisheva – Llapi                  2-1

Të enjten takohen:
13:00 Prishtina – Dukagjini
13:00 Feronikeli 74 – Drita

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje…