Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë

29 qershor 2020 | 11:00

Sot (e hënë) zhvillohen tri ndeshjet e tjera në kuadër të javës së 27-të. Nga ora 17:00 zhvillohet derbi në mes Gjilanit dhe Llapit.

Vendasit synojnë tri pikë nga kjo përballje pasi janë në garën për titull, por Llapi edhe përkundër asaj që nuk ka pretendime për titull ka treguar se dinë të jetë klub i rrezikshëm për kundërshtarët.

Në kohë të njëjtë zhvillohet edhe ndeshja në mes Ballkanit dhe Vushtrrisë. Klubi që drejtohet nga Ismet Munishi llogaritet favorit absolut, derisa nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja kryesore e kësaj xhiro në mes të Prishtinës dhe Feronikelit.

IPKO SUPERLIGA

Drita – Dukagjinin     2-0
Drenica – Trepça ’89 2-4
Flamurtari – Ferizaj  3-2

Të hënën takohen:
17:00 Gjilani – Llapi
17:00 Ballkani – Vushtrria
19:00 Prishtina – Feronikeli

(V.Z /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ritmet shqetësuese…