Sot zhvillohet derbi Prishtina – Gjilani

16 shtator 2021 | 10:09

Dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së katërt në BKT Superligë zhvillohen sot (e enjte).

Vëmendja e të gjithë adhuruesve të futbollit padyshim se do të jetë në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Kryeqytetasit që janë kampionë në fuqi ende nuk e kanë shijuar fitore, përderisa në tri xhiro kanë regjistruar një barazim dhe dy humbje. Në anën tjetër, Gjilani e ka nisur me mirë kampionati ku nga tri ndeshjet e para ka rrëmbyer pesë pikë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot nga ora 16:00 është aji mes Ulpianës dhe Drenicës.

SUPERLIGA – Java 4

Drita – Ballkani 0-0
Llapi – Malisheva 0-3
Feronikeli – Dukagjini 1-0

Të enjten takohen:
16:00 Prishtina – Gjilani
16:00 Ulpiana – Drenica

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi Vëllimi poetik më i ri i Sali Bashotës…