Sot zhvillohet ndeshja Europa FC – Prishtina

28 qershor 2018 | 12:44

Pas fitores historike të kampiones së Kosovës në futboll, Dritës në Ligën e Kampionëve, fituesja e Kupës, Prishtina, sot (e enjte) do të luajë lojën e parë në Ligën e Evropës.

Prishtina ka bërë një udhëtim prej 21-orësh për të arritur deri në Gjibraltar, pasi të martën kishte fluturuar nga aeroporti i Tiranës drejt Londrës, më pas nga kryeqyteti anglez drejt Gjibraltarit. Kundërshtare e Prishtinës në këtë ndeshjes është Europa FC, kurse ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00.

Gjyqtarët e ndeshjes do të jenë nga Portugalia, ndërsa delegati i ndeshjes nga Finlanda. Kjo është hera e dytë për “bardhekaltrit” që marrin pjesë në Ligën e Evropës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori italian, Marco Verratti, ka kërkuar largimin nga Paris Saint-Germain.…