Southgate: Jemi gati të përballemi kundër më të fortëve të Evropianit
23 qershor 2021
| 17:00
Trajneri Gareth Southgate ka thënë se Anglia është e gatshme ta përballojë rritjen e cilësisë së futbollit në rrethin e 16 më të mirëve në “Euro 2020”, pasi e siguroi vendin e parë në Grupin D me një fitore minimale ndaj Republikës së Çekisë (1-0).
“Ne kemi luajtur kundër kundërshtarëve si Kroacia dhe Çekia, të cilët mendoj se po luajnë futboll shumë të mirë. Por këto do të jenë ndeshje ndryshe. Ne e dimë se është kampionia e Botës, kampionia e Evropës dhe Gjermania, e cila duket se është rikthyer në binarë. Por këtë e dimë që 18 muaj. E mira është se ne po përmirësohemi ende. Tani jemi ekip ndryshe për kundërshtarët”, ka thënë Southgate.



