Spahiu: Situatë e rrezikshme, Serbia po përgatitet për luftë – bashkësia ndërkombëtare nuk ndërhyn tani

08 prill 2024 | 23:20

Dje Lista Serbe tha se do ta bojkotojë votimin e 21 prillit për largimin e mundshëm të kryetarëve shqiptarë nga udhëheqja e katër komunave veriore.

Ndërsa sot, katër anëtarët e Listës Serbe në Komisionet Komunale Zgjedhore në katër komunat veriore, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, kanë dhënë dorëheqje.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se situata është e rrezikshme dhe se nënkupton që Serbia po përgatitet për luftë.

“Kjo situatë është e rrezikshme. Kjo do të thotë që Serbia po përgatitet për luftë sepse strategjia që ta bojkotojë në mënyrë paqësore deri më tani u tregua deri më tani e gabuar për Serbinë dhe nëse ajo vazhdon ta çojë deri në fund, ajo e ka bërë plan që të ndez luftën”, shprehet ai.

Se çka duhet të bëjë Kosova, ai thotë se “Kosova duhet të përgatitet, s’ka filozofi tjetër”.

I pyetur nëse Serbia do t’i marrë parasysh thirrjet e ndërkombëtarëve se KFOR-i është në Kosovë, Spahiu vlerëson se Serbia s’ka mbledhur mend në 99-ën kur ka qenë dhe NATO, duke shtuar se kjo e fundit ka ndërhyrë kur në Kosovë ka pasur 13 mijë viktima.

“KFOR-i, NATO, ka qenë edhe në 99-ën. Serbia nuk ka mbledhur mend nga atëherë. Fatkeqësisht po vazhdon me të njëjtën logjikë, me të njëjtën mendësi dhe edhe ne duhet mbledhur mend, NATO-s nuk i kemi lindur në bahçe dhe nuk do të thotë që na mbron gjithmonë, duhet edhe ne ta bëjmë hyzmetin pak. Në vitin 1999 kur ka intervenuar NATO, është dashur t’i japim ne 13 mijë viktima dhe ta bëjmë një luftë që të mund të vinte deri te ndërhyrja dhe te liria. Kështu që kjo do të thotë se ne duhet pasur parasysh që të përgatitemi për më të keqen”, thekson ai për Gazeta Blic.

Analisti shton se bashkësia ndërkombëtare mund të ndërhyjë në një fazë të mëvonshme dhe jo tani.

“Bashkësia ndërkombëtare mund të ndërhyjë në një fazë më të vonshme por jo në fillim, dikur kur të ketë viktima e dëme dhe jo në fillim”, deklaron analisti Nexhmedin Spahiu./Gazeta Blic/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peizazhi i qytetit të tyre të bërë rrafsh me tokë…