Spalletti kritikon gazetarët italianë

15 maj 2019 | 13:45

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka goditur rëndë gazetat italiane për raportimet se Antonio Conte do ta zëvendësojë atë te klubi i Serisë A.

“Për tre muaj, të njëjtat gjëra janë thënë, ‘La Gazzetta dello Sport’ ka shkruar të njëjtën gjë për tre muaj. Nëse dikush thotë se do të bjerë shi çdo ditë, përfundimisht ndoshta do të bjerë shi”, ka thënë Spalletti.

“Ju vazhdoni të më kërkoni të njëjtat gjëra çdo javë dhe unë nuk dua të jem i vrazhdë duke mos ju përgjigjur. Nëse ‘La Gazzetta dello Sport’ ka shkruar të njëjtën gjë për dy vjet, dhe gjatë tre muajve të fundit shkruante çdo ditë, atëherë ajo duhet të dijë diçka’’, ka deklaruar Spalletti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 17 maj (e premte) do të nderohen dëshmorët e…