Më 17 maj shënohet 20-vjetori i çlirimit të fshatit Shqiponjë, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri

15 maj 2019 | 13:43

Më 17 maj (e premte) do të nderohen dëshmorët e Gjakovës dhe do të shënohet 20-vjetori i çlirimit të fshatit Shqiponjë, ku do të merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Për të nderuar dëshmorët e Gjakovës dhe për të përkujtuar 20 vjetorin e çlirimit të Shqiponjës, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, të premten (17 maj 2019) nga ora 11:00, jemi të gjithë bashkë në Kompleksin Memorial në Shqiponjë”, ka shkruar në llogarinë e vet ish-gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj.

Fotografia e Lahi Brahimaj

Ai ka thënë se çlirimi i Jabllanicës, Gjakovës e Kosovës u bë e mundur falë angazhimit dhe sakrificës së shumë djemve dhe vajzave të popullit tonë.

“Shqiponja është pragu i cili nuk u kalua asnjëherë nga armiqtë e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Brahimaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salihe Salihu - PhD kandidat Këto ditë u mbajtën zgjedhjet…