Spanca: Rezervën shtetërore ende s’e kemi audituar, raporti i auditimit del në shtator

29 korrik 2022 | 15:57

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se si zyrë janë në proces të auditimit të raportit vjetor financiar të buxhetit të shtetit.

“Jemi në përfundim të raportit dhe tashmë e shohim edhe gjendjen në aspektin ekonomik, sa është deficit i shtetit. Me aq sa jam e njoftuar, qeveria e ka respektuar deficitin buxhetor të lejuar me ligji dhe limitin e lejuar të borxhit publik. Rezultatet përfundimtare do të bëhen publike në fillim të shtatorit”, është shprehur Spanca për emisionin “Portofol” në “Klan Kosova FM”.

Lidhur me rezervën shtetërore, Spanca ka treguar se ende nuk e kanë bërë auditimin e kontratave për shtimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroportet, parkingjet dhe i gjithë Las Vegasi, i cili strehon…