Spanja ndalon pirjen e duhanit në plazhe

01 korrik 2022 | 18:18

Spanja e ka bërë të paligjshme të pihet cigarja në ndonjë nga plazhet e vendit.

Gjobat për këtë veprimtari fillojnë nga 30 euro, ndërsa në disa plazhe si Majorka, La Romana dhe Carregador, të cilat tashmë kanë një ndalim të pirjes së duhanit, gjoba shkon deri në 1,900 euro.

Masa vjen pas një programi pilot vitin e kaluar, i cili reduktoi masivisht mbeturinat e shkaktuara nga cigaret, duke përfshirë bishtat e mbetura në plazh, raporton DailyStar.

“Ky ndalim bazohet në mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtën e qytetarëve për të shijuar një hapësirë ​​publike të pastër, pa tym dhe bishta cigaresh”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova i ka përmbyllur në mënyrë të shkëlqyeshme garat në…