Speciale në Klan Kosova: Falja e Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë

08 korrik 2022 | 14:43

Klan Kosova do ta transmetojë nesër faljen e Kurban Bajramit direkt nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Mbulimi special televiziv nis në orën 04:30, derisa drejtpërdrejt transmetohet edhe falja e namazit të Kurban Bajramit që do të bëhet në orën 05:43.

Në këtë program, festës i këndon Egzon Ibrahimi, ilahisti që këtë vit mori çmimin e publikut në garën e këngëve fetare në Stamboll.

Kjo, krahas ligjëratave unike të hoxhallarëve për haxhin dhe kurbanin.

Këto dhe shumëçka tjetër mund t’i ndiqni të shtunën, me fillim në orën 04:30, ekskluzivisht në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur të premten mbledhjen…