Edon Cana caktohet kryetar i Degës së PDK-së në Rahovec

08 korrik 2022 | 14:31

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur të premten mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë kësaj mbledhje është biseduar edhe edhe për krizën e rëndë ekonomike me të cilën po ballafaqohen qytetarët e Kosovës, rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazike dhe indiferencën e Qeverisë për të marrë hapa konkret që lehtësojnë këtë gjendje.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka diskutuar me anëtarët e Kryesisë edhe për procesin e vetingut, për të cilin tha se një proces i tillë duhet të implementohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta të Komisionit të Venecias.

Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësin e përkohshme në Degën e PDK-së në Rahovec, me kryetar Edon Cana.

Me këtë rast, Kryesia e PDK-së ka shprehur konsideratën dhe vlerësimin për punën e pandalshme të ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska i cili deri tani ka udhëhequr Degën e PDK-së në Rahovec.

Edon Cana konfirmon largimin e tij nga detyra e ambasadorit të Kosovës në  Bullgari - Lajmi.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë,…