Specializantët protestojnë, kërkojnë realizimin e premtimeve

26 shkurt 2018 | 15:24

Specializantët e mjekësisë nëpërmjet një proteste kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mosrealizimin e premtimit për paga, nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Sipas specializantëve, Ismaili dhe Veseli ishin zotuar se nga muaji janar 2018 do të paguhen specializantët.

Specializantët gjatë protestës kanë mbajtur në duar disa parulla me mbishkrimin; “Doktorët e lodhur, bëjnë gabime”, “Është buxheti, mungon vullneti”, “Premtime çdoherë, realizime asnjëherë”, “I ktheni dinjitetin specializantëve! Mos na detyroni të emigrojnë”.

Rreth 300 specializantë vullnetarë punojnë pa pagesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Rafuna, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe…