Specialja fton Faton Klinakun dhe avokatin e OVL të UÇK-së Tomë Gashin

30 shtator 2020 | 19:22

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë ftuar avokatin e Organizatës së Vetaranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe sekretarin e kësaj organizate, ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku.

Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi përmes një postimi në “Facebook”, i cili ka bërë të ditur se që të dy e kanë refuzuar këtë ftesë.


Ditë më parë, kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, u arrestuan nga Specialja me dyshimin se “penguan administrimin e drejtësisë”.

Haradinaj tashmë është paraqitur në Gjykatë, derisa Gucati do të paraqitet më 1 tetor.

“Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku. Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoi që unë si avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë së bashku me Faton Klinakun. Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, ka shkruar Gashi. “Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn”.

Ai ka shtuar se tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe do të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.

Ndërkohë edhe Klinaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka konfirmuar se është telefonuar nga Dhomat e Specializuara.

Ai ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale dhe se kjo gjykatë sipas tij nuk ka më mandat.

“Më thirrën në telefon dhomat e specializuara të gjykatës speciale dhe më thanë ti flet gjermanisht, por ju thashë po por nuk dua të flas, më thanë ti flet anglisht po thashë, por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka. Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në “Facebook”.

Klinaku pasi është ftuar nga Gjykata Speciale, ai ka postuar një fotografi me shokë e bashkëluftëtarë të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka folur…