Specialja i bën thirrje Gashit të mos publikojë të dhëna konfidenciale

01 tetor 2020 | 11:30

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomë Gashi, ka bërë me dije se nga Gjykata Speciale ka marrë një email në të cilin i bëhet thirrje që të mos shpërndajë ndonjë informacion konfidendcial të tyre nëse e pranon.

Gashi ka thënë se ky email i ka ardhur nga gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nikollas Guillou, i lëshuar me kërkesë të prokurorit Jack Smith.

“Më është urdhëruar, si përfaqësues i organizatës të veteranëve të UÇK-së, për vendimin të datës 25 shtator 2020, ku kërkon nga OVLUÇK të informojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik të TFHS-së, ZPS-së ose Dhomave të Specializuara dhe të mos shpërndajë asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gashi ka deklaruar se ky vendim është tentativë për të legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucati, duke shtuar se kjo e vërteton se publikimi i dokumenteve të deritanishme janë të Gjykatës Speciale.

“Z. Gucati dhe z. Haradinaj janë arrestuar me datën 25 shtator 2020, ndërsa Gjykata Speciale ka mandat vetëm për krimet e luftës dhe krime të tjera periudhën kohore 1998-2000”.

“Me qenë se vendimi është i datës 25 shtator 2020, ndërsa arrestimet janë kryer me 25 shtator. Mbajtja e Nasim Haradinaj dhe z. Gucati është e kundërligjshme dhe ata duhet të lirohen menjëherë”.

“Deri më 25 shtator publikimi i dokumenteve nga OVLUÇK-ja nuk mund të konsiderohet i jashtëligjshëm”, ka shkruar Gashi.

Gjyjata speciale duhet pak te disiplinohet dhe te mos beje spektakle pa nevoje, siç beri me arrestimin e z.Nasim…

Publiée par Tomë V. Gashi sur Jeudi 1 octobre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi i animuar “The Lion King” do të ketë një…