Tjetër seri për “Mbretin Luan”

01 tetor 2020 | 11:21

Filmi i animuar “The Lion King” do të ketë një seri të dytë. Fituesi i Oskarit, Barry Jenkins do të bashkëpunojë sërish me kompaninë “Walt Disney” për të sjellë vazhdimin e këtij filmi.

Një vit më parë, “Mbreti Luan” u risoll për publikun në një version më të përpunuar dhe me një teknologji shumë të lartë. Pasi u transmetua në kinema ai arkëtoi mbi 1.7 miliardë dollarë.

Edhe vazhdimi i ri i këtij projekti do të realizohet me një teknologji të ngjashme, sikurse filmit i vitit të kaluar. “The Lion King” i vitit 1994 i studios Disney, rrëfen historinë e një luani të vogël të quajtur Simba.

Që në nisje të trailer-it shfaqet personazhi Mufasa që i shpjegon djalit Simba që një ditë, pas vdekjes se tij, do të jetë ai që do të trashëgojë pushtetin.

Vitin e kaluar në “The Lion King”, ata që dubluan zërin ishin Donald Glover si Simba, Beyoncé si Nala dhe James Earl Jones në rolin e tij si Mufasa.

Disney nuk ka njoftuar një datë se kur do të dali filmi i dytë. Regjisori Jenkins është shprehur se nëse situata nga Covid-19 qetësohet, atëherë do të nisë edhe puna për xhirimin e skenave.

Po ashtu, regjisori e ka lënë surprizë pjesëmarrjen e aktorëve. Në vitin 2017, Barry fitoi një Oscar për skenarin më të mirë në filmin Moolight, që u shpall edhe si filmi më i mirë i vitit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…