Spezia ndali Interin, fiton Juventusi

21 prill 2021 | 22:45

Spezia ka arritur që të marrë pikë nga lideri i Serie A, Interi, duke barazuar 1-1 pas 90 minutave.

Diego Farias (Spezia) ishte lojtari që hapi llogarinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 12-të.

Interi reagoi në përfundimin e pjesës së parë, duke barazuar shifrat me anë të Ivan Persiqit. Në pjesën e dytë, Interi arriti që të krijojë disa raste, mirëpo pa sukses.

Një gol i shënuar nga Romelu Lukaku në minutën e 85-të është anuluar si rezultat i pozitës jashtëloje. Me këtë barazim, Interi janë në kuotën e 76 pikëve dhe kanë 10 pikë më shumë sesa Milani.

Ndërsa Juventus ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Parmës në kuadër të xhiros se 32-të në Serie A.

Gaston Brugman ka shënuar një gol mjaftë të bukur nga goditja e lirë në minutën e 25-të. Alex Sandro nuk e lejojë Juventusin që të shkojë me humbje në dhomat e zhveshjes, duke shënuar gol në minutën e 43-të. Me këto gola dhe me rezultat të barabartë 1-1, u mbyllë edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, “Bianconeri” shënuan edhe dy herë të tjera për të marrë pikë të plota. Alex Sandro shënojë gol në minutën e 47-të, ndërsa De Ligt shënojë në minutën e 68-të për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes. Me këtë fitore, Juventus janë në kuotën e 65 pikëve, 1 më pak sesa Milani që janë në vendin e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur sot…