Spiropali: Shqipëria, avokate e Kosovës

27 nëntor 2022 | 11:46

Ministraj e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në mbledhjen e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, u shpreh se Shqipria është avokate e Kosovës për daljan e saj nga izolimi i vizave.

Spiropali shtoi se Kosova ishte para që solli ndihma pas tërmetit të 26 nëtorit, ndër Shqipëria ishte e para që dërgoi vaksinat ndaj Covid-19 në Kosovë.

“Kjo qeveri dhe kryeministri i saj janë optimist për fatin e Shqipërisë. Jemi optimistë dhe atëherë kur gurët e fatit rrokullisen sipër nesh, siç ndodhi me tërmetin e 26 nëntorit apo pandeminë. Ne shpresuam, punuam dhe po ia dalim t’i përballim këto sfida. Dje gjatë ditëve të tmerrshme të tërmetit ndihma e parë erdhi nga Kosova. vaksinat e Shqipërisë ishin oferta e parë. Shqipëria ka insistuar dhe insiston që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmat për paqe. Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj është një nga avokatet e Kosovës. Është absurde se si vazhdon të qëndrojë e izoluar në regjimin e vizave”, tha ndër të tjera Spiropali.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e…