Spitali i Ferizajt bëhet për herë të parë me mamograf

21 nëntor 2021 | 13:20

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të përgjithshme, ka pajisur me mamograf, Spitalin e Ferizajt.

Sipas këtij shërbimi, ky spital është bërë për herë të parë me pajisje të mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë.

“ShSKUK-ja po punon në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët. Furnizimi është mundësuar nga  huamarrja  e Bankës Botërore, përmes  Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të  projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it. Kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe Tomografi të Kompjuterizuar( CT), e cila është e teknologjisë së lartë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria do të futet në një mbyllje totale kjo për…