‘Sport Bild’ zbulon 14 kandidatët për fitimin e ‘Topit të Artë’

18 korrik 2021 | 13:29

Gara për çmimin e madh individual “Top i Artë”, është më e hapur se kurrë.

Kështu e nis shkrimin e saj prestigjiozja gjermane Sport Bild, e cila ka renditur edhe 14 kandidatët që mund të kenë shanset për të fituar këtë çmim.

1. Robert Lewandowski (Bayern Munchen)

32-vjeçari fitoi 6 tituj vitin e kaluar duke përfshirë edhe Champions League, por ceremonia për ”Topin e Artë” nuk u zhvillua për shkak të pandemisë. Këtë sezon, polaku theu rekordin e Gerd Muller, duke shënuar 41 gola në Bundesligë. Megjithatë, Bajern u mund në çerekfinale nga PSG, dhe Polonia u ndal që në grupe në ”Euro 2020”.

2. Cristiano Ronaldo (Juventus)

5 herë fituesi i ”Topit të Artë”, u shpall golashënuesi më i mirë i ”Euro 2020”, por Portugalia u mund në fazën e 1/8 nga Belgjika me rezultatin 1-0.

3. Lionel Messi (Barcelona)

Një sezon zhgënjyes për 6 herë fituesin e këtij çmimi, ku me Barcelonën nuk arriti të fitonte asnjë trofe. Por, Mesi fitoi titullin e parë ndërkombëtar me Argjentinën, Kupën e Amerikës.

4. Giorgio Chiellini 5. Leonardo Bonucci

Të dy mbrojtësit zhvilluan një sezon fantastik me Italinë duke u shpallur kampionë të Evropës. Me Juventusin, nuk fituan asnjë trofe.

6. Jorginho (Chelsea)

Një sezon i jashtëzakonshëm për mesfushorin italian. Kampion europe në rang klubesh me Chelsean, dhe me kombëtaren italiane.

7. N’golo Kante (Chelsea)

Një nga futbollistët kryesore të Chelseat këtë vit, fitues i Champions League. Në “Euro 2020”, Franca u eliminua nga Zvicra në fazën e 1/8-ave.

8. Kilian Mbappe (PSG)

Një nga talentet më premtues të futbolllit ditët e sotme. Megjithatë, sipas ekspertëve shanset e tij janë të pakta, sidomos pas humbjes së penalltisë ndaj Zvicrës.

9. Romelu Lukaku (Inter)

Fitues i Seria A me Interin në Itali. Një pikë kyçe dhe golashënuesi më i mirë i kombëtares së Belgjikës.

10. Kevin de Bryn (Manchester City)

Finalist me Manchester Cityn në Champions League. Fitues i Premier Ligës, dhe një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin.

11. Neymar (PSG)

Në finale të Kupës së Amerikës me Brazilin, vendi i dytë në Francë me PSG. Shanset e brazilianit nuk duken të mëdha.

12. Harry Kane (Tottenham Hotspur)

Sulmuesi kryesor i Anglisë deri në rrugëtimin e finales së ”Euro 2020”. Sezon për t’u harruar në Premier Ligë me Tottenhamin.

13. Erling Haaland (Borussia Dortumnd)

Një ndër sulmuesit më të mirë dhe më të kërkuar në botë. Fitues i Kupës së Gjermanisë me Dortumundin. Norvegjia nuk mori pjesë në evropian.

14. Gianluigi Donnarumma (PSG)

Lojtari më i mirë i kampionatit evropian dhe fitues i “Euro 2020”. Kalim i bujshëm nga Milan për te PSG.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar babën…