Sportingu: S’kemi para për ta paguar Ronaldon

26 tetor 2022 | 12:13

Sportingu ka hedhur poshtë zërat për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo nuk po kalon aspak periudhë të mirë tek Man Unitedi  dhe e ardhmja e tij, duket se do të jetë larg “Old Traffordit”.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit së fundmi është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Sporting.

Por, menaxheri i skuadrës portugeze, Ruben Amorim, ka thënë se të gjithë në Sporting ëndërrojnë rikthimin e Ronaldos, por sipas tij, klubi portugez nuk ka para për t’ia paguar pagat e larta Ronaldos.

“Nuk e di. Ronaldo është një lojtar i madh. Ai është një lojtar i Manchester United. Të gjithë në Sporting ëndërrojnë për rikthimin e Cristianos. Ai është një top-lojtar dhe do të jetë edhe për disa muaj të tjerë, por ne nuk kemi para për t’ia paguar pagat atij”, ka thënë Amorim.

Ditëve të fundit është folur se CR7 mund të rikthehet në Itali, por kësaj radhe jo të Juve, por të Napoli. Po ashtu është raportuar se Ronaldo mund t’i bashkohet edhe Chelseat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat britanike kanë publikuar fotografitë e shtëpisë së Simon Cowell,…