Sprej në shkollë, bashkëmoshatari lëndon 5 nxënës në Podujevë

22 mars 2018 | 20:01

Pamje të ngjashme me ato të Kuvendit ka pasur edhe në një klasë të shkollës “Luigj Gurakuqi” të Batllavës.

Një nxënës ka hedhur një lloj spreji që po dyshohet të jetë i ngjashëm me gaz lotsjellës.

Nxënësi sprejin ia kishte hedhur në fytyrë një shokut të klasës, i cili bashkë me 4 nxënës të tjerë, kishte përfunduar në spital, por më pastaj të gjithë janë liruar.

Drejtori i shkollës thotë se nxënësi ka ikur dhe nuk ka arritur askush të flasë me të, madje as prindi i tij.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kishte nxënësi me disa shokë. Por as policia e as prindi i tij nuk po arrijnë të kontaktojnë me të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rezultat 0-0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes…