Sri Lanka ka vetëm për një ditë karburant

05 korrik 00:25

Nga kriza për karburant ngado sheh vetëm mjete të parkuara.

Kriza e vërtetë e karburantit ka goditur Sri Lankan dhe është shembulli i parë dhe shumë i prekshëm se si një krizë energjetike, mund të lërë një vend tërësisht në vendnumëro për shkak të furnizimit me naftë dhe nënproduktet e saj.

Vetëm një ditë karburant ka mbetur në ishullin e gjendur në Oqeanin Indian. Të paktën, në kushtet e një kërkese normale për karburant po.

Kjo gjë nuk është shqetësim vetëm për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për ekonominë e vendit.

Kriza më e madhe ekonomike në 70 vitet e fundit e ka goditur Sri Lankan dhe gjasat janë që ajo të thellohet edhe më tej.

Dërgesa e radhës me karburant do të kryhet rreth dy javë më pas dhe gjithçka ka mbetur në ishull janë 12.7 tonë naftë dhe 4 tonë benzinë.

Tërësisht të pamjaftueshëm për një jetesë normale.

Por edhe shpresa e një dërgese të re nafte nuk është kuptimplotë në ishull. Para për ta paguar naftën që vjen, nuk është se ka.

Anijet që do të vijnë, do të sjellin naftë me vlerën e 587 milionë dollarëve.

Banka qendrore e Sri Lankas ka vetëm 125 milionë dollarë fuqi blerëse.

Një krizë që është më shumë se sa një krizë, pra ajo e Sri Lankas dhe më së shumti, një pasqyrë e asaj çfarë mund të ndodhë kudo në botë, me situatën aktuale gjeopolitike që po përfshin çdo cep të globit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka përfunduar…