Stafi i UBT-së nga Fakulteti i Turizmit Prof.Ass. Kushtrim Dreshaj dhe Prof.Ass.Fatmire Shala pjesëmarrës në Forumin e Turizmit

04 mars 2024 | 15:09

Forumi për Turizmin organizuar nga Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës Fakulteti i Biznesit Departamenti i Turizmit udhëhequr nga Dekani Prof.dr.Shkelqim Fortuzi dhe Prof.Dr.Brunilda Licaj që për synim kishte të bashkojë palët e interesuara nga industria e turizmit, mikpritjes dhe sektorë të tjerë të lidhur për të diskutuar praktikat  dhe hartimin e kurikulave të qëndrueshme dhe inovative për Turizmin. Stafi i UBT-së nga Fakulteti i Turizmit Prof.Ass. Kushtrim Dreshaj dhe Prof.Ass.Fatmire Shala në fjalën hyrëse u deklaruan se nismat e tilla janë të mirëpritura për zhvillimin, përkrahjen e sektorit të turizmit në dy vendet. Ekspertë të ndryshëm, shkëmbyen idetë dhe praktikat më të mira si nga akademia, po ashtu edhe nga Industria dhe Shoqatat e Turizmit. Nëpërmjet diskutimeve në panel dhe mundësive të rrjetëzimit, forumi lehtësojë biseda kuptimplota që nxisin ndryshime pozitive në hartimin e kurikulave në programet e Turizmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elita e basketbollit u rikthye në aksion pas Final 8…