Stafi shëndetësor kërkon rritje pagash 50 për qind deri në miratimin e Ligjit të pagave

21 prill 2022 | 15:27

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar rritje pagash prej 50 për qind deri në miratimin e Ligjit të pagave dhe pjesëmarrje në grupin punues për hartimin e Ligjit të pagave.

Në një adresim drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, FSSHK-ja është ankuar për gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësorë.

Në letrën drejtuar Kurtit, FSSHK-ja ka paralajmëruar veprime sindikale nëse s’merrem masa nga Qeveria.

“Z. kryeministër, pa dashur ta zgjasë më shumë gjendja e popullatës dhe punëtorëve shëndetësor është shumë e keqe gjë që faktohet në pritjet që duhet të bëhen, andaj intervenimi juaj duhet të jetë i shpejtë dhe konkret. Çdo pasojë e mosveprimit adresën e ka tek qeveria juaj”, thuhet në letrën e Blerim Sylës, kryetarit në detyrë i FSSHK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Një mëngjes më thirrën nga zyra e komandantit të divizionit…