Standarde të dyfishta, deri kur…

09 janar 2023 | 13:53

Shkruan: Astrit Gashi

Kur gjykohet një serb gjykatat vendore dhe ndërkombëtare marrin vendimet më të lehta të mundshme të cilat nuk parashihen ne madje asnjë kodë penal të asnjë shteti të Bashkimit Evropian.

Gjykata Speciale me ligjet e saj speciale nuk e njeh version shqip të ligjit për gjykatën, mirëpo sipas kësaj gjykate versioni në gjuhën serbe është më i kuptueshëm. Deputetët e Kosovës e luajnë të verbërinë të cilët ndërkombëtarët, përmes frikësimit, kërcënimit dhe shantazhit e dhunojnë vullnetin e deputetëve  të cilët leje që nuk u lejohet të diskutohet, por tashmë ju thuhet këtyre deputeteve se ju e formuat, por tashmë ju nuk mund të diskutoni e te votoni për këtë gjykatë. Mjaftë, sot nuk mund të arsyetohet heshtja e parlamentit dhe qeverisë.

A nuk mjafton deklarata e Dick Martyt!?

A nuk mjafton deklarata e dëshmitarit kryesor që u shantazhua!?

A e harruat Mallkom Simons që ju drejtua me letër!?

A nuk mjafton dorëheqja e Prokurorit Jack Smith nga Dhomat e Specializuara tregon sa joserioze është Gjykata Speciale!?

A nuk mjafton që u akuzuan turpshëm dhe u morën paraburgim presidenti, dy kryeparlamentarë dhe një kryetar grupi parlamentar nga Dhomat e Specializuara!

A nuk mjaftojnë se janë harxhuar mbi 100 milionë euro të taksapaguesve Kosovës?!

Mos vallë më këtë heshtje turpi që e kemi zgjedhur, as Kosova dhe as shqiptarët nuk do ta kemi lirinë e leje me të kidnapuarit në Hagë.

Po me vetëdije po bëhemi palë më Rusinë e Serbinë.

Mjaftë është mjaftë nëse më 2 shkurt në seancën e ardhme nuk lirohen të kidnapuarit nga Gjykata Speciale, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, të gjithë veteranët dhe studentët shqiptarë duhet të marrim masa ekstreme ndaj deputetëve shqiptarë duke i hedhur në kosh të plehrave, ndërsa bllokimin e misionit ndërkombëtar në Kosovë më protesta masive duke i treguar botës se krahas gjenocidit që Serbia ka bërë në Kosovë tashmë bashkësia ndërkombëtare dhe politika e çmendur e Kosovës po bëhen palë me krimin.

Boll më, STOP!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka quajtur…