Stërvitja më e madhe, NATO mbush Mesdheun me anije dhe nëndetëse

13 shtator 2022 | 21:48

Pas një “lufte fjalësh” në përshkallëzim midis Turqisë dhe Greqisë mbi mosmarrëveshjet në Detin Egje dhe Mesdhe, të dy vendet u bënë bashkë këtë të martën për të marrë pjesë në një stërvitje detare vjetore të NATO-s.

Fqinjët dhe rivalët historikë rajonalë janë në mesin e 12 anëtarëve të Aleancës që marrin pjesë në “Dynamic Mariner-Mavi Balina 22” në brigjet perëndimore të Turqisë. NATO njoftoi fillimin e stërvitjes së përbashkët më 11 shtator nga baza detare Aksaz pranë resorit mesdhetar Marmaris, e cila do të zgjasin deri më 22 shtator.

“Dynamic Mariner është një stërvitje detare tepër e rëndësishme në shkallë të gjerë,” tha zëvendësadmirali francez Didier Piaton, zëvendëskomandant i Komandës Detare Aleate të NATO-s. Ngjarja e këtij viti përfshin më shumë asete se kurrë më parë, duke lehtësuar ndërveprimin në rritje midis kombeve tona dhe duke rritur gatishmërinë operacionale. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me Turqinë dhe aleatët dhe partnerët e tjerë për të penguar agresionin dhe për të mbrojtur aleancën”, njoftoi Aleanca.

Rreth 1500 marina dhe personel nga 12 vende të NATO-s së bashku me 50 njësi sipërfaqësore, 5 nëndetëse dhe 5 mjete ajrore po marrin pjesë në stërvitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë nga nesër do t’i…